Bordi i RTK-së në mbledhjen e sotme ka emëruar Rilind Gërvallen në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).
Sipas njoftimit, Gërvalla është zgjedhur në këtë pozitë me tetë vota për dhe asnjë kundër.
“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme Bordi ka diskutuar edhe për zhvillime të tjera në RTK.