Profesori Sadri Rambaja ka thënë se ka marrë pjesë si qytetar në protestën e sotme kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se pjesëmarrja e tij në këtë protestë u diskutua aq shumë pasi që sipas tij, pjesëmarrja e një profesori në protesta shikohet me llupë.
“Kam qenë si qytetar aty. Fatkeqësia është këtu, se pjesëmarrja e një profesori në protesta shikohet me llupë.
Unë e kam thënë se unë i përkas asaj pjese të inteligjencës që kam mësuar më shumë prej rilindjes se sa prej brezit mëvonshëm të intelektualëve tanë“, tha ai.