Ish-polici Eris Jashari, ka nisur grevën e urisë për të thirrur në ndërgjegje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë një ligj për sigurimin shëndetësor të policëve të Kosovës.
Plani i tij dështoi pasi ai nuk u lejua ta vendosë tendën në sheshin “Adem Jashari” përballë Kuvendit të Kosovës, megjithëse Jashari thotë se greva e tij ka nisur dhe është i bindur se ajo do të vazhdojë nesër pasi të merrë përgjigje nga inspektorati komunal.
Jashari pretendon që greva e tij të zgjasë deri në arritjen e synimit të tij, megjithëse thotë se plani i tij optimist është që në Ditën e Pavarësisë, Policia e Kosovës të veshet me ligjin për sigurim shëndetësor.
“Kam vendos me hy në grevë deri sa ish-kolegëve të mi të ju bëhet sigurimi shëndetësor dhe grevën do e vazhdoj derisa të sigurohet një gjë e tillë, por synimi im është që me 17 shkurt policët tanë të dalin në paradë të veshur me sigurim shëndetësor”, tha Jashari në emisionin KIKS Kosova.