Koeficienti 105 euro, kaq do ta kenë pagën presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari

Aktuale

Koeficienti 105 euro, kaq do ta kenë pagën presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 10:45
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar koeficientin 105 euro për vitin 2022 të Ligjit të Pagave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka koeficientin 18, do të marrë pagë 1 mijë e 890 euro.

Ndërkaq kryeministri Kurti do të ketë pagë 1 mijë e 785 euro.

Të njëjtën pagë do ta ketë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca. 

Ndryshe, më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Vlera e koeficientit i cili nuk është caktuar akoma, pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat