Vetëm 210 euro pagë mujore do të marrë një kadet i Policisë.
Kjo pasi që tashmë Qeveria ka caktuar edhe vlerën e koeficientit e cila do të jetë 105 euro.
Një kadet i Policisë ka koeficientin 2.
Ndërsa një polic i thjeshtë do të ketë pagë 525 euro.
Ndryshe, më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.