Inspektorët e nivelit qendror do të kenë ndër rritjen më të madhe nga ligji i ri i pagave.
Kësisoj, sa ishte rroga e tyre 480 euro ata nga shkurti do t’i marrin 735 euro.
Kujtojmë se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro. Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm do të jetë 110.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha pas mbledhjes së Qeverisë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në ligjin e pagave, të miratuar sot në mbledhjen e Ekzekutivit.
Murati tha në një konferencë për media se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvend.