Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kundërshtuar vlerën e re të koeficientit të pagave.
Berisha vuri theksin te punëtorët e shërbimeve emergjente 24-orëshe, si policët, mjekët dhe gjyqtarët, duke thënë se në ligjin e ri të pagave nuk llogariten kujdestaritë e tyre brenda muajit.
Meqë sipas tij, ky ligj ua konsideron kujdestaritë e tyre si ditë të lira.
Ai theksoi se po pamundësohet organizimi dhe funksionimi i këtyre shërbimeve emergjente.