Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një reagim sa i përket rritje s koeficientit për pagat në sektorin publik.
Ajo thotë se me këtë rast është bërë barazi dhe dinjitet në paga.
Postimi në Facebook:
Barazi dhe dinjitet në paga!
Në sektorin publik hendeku i pagave ishte aq i lartë sa që nga njëra anë kishte pagë 241 euro dhe nga ana tjetër pagë 4 mijë euro.
Një grusht atje lart kishte pagën deri në 4 mijë euro, kurse 4 mijë e 157 zyrtarë poshtë kishin pagën 241 euro.
Tash, paga më e ulët bazike në sektorin publik do të jetë 395 euro.
Qeverisja jonë që e ka ngrite pagën minimale në 264 euro bruto nuk lejon pagë më të ulët se kaq.