Për ngritje e koeficientit ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
Ajo ka thënë se ky është koeficient për rritje të varfërisë te qytetarët e vendit.
Ajo shkruan se kjo është një goditje për policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë, që u dha qeveria Kurti.
Postimi në Facebook:
Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve!
Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës.
Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë!
#GjithçkaShtrenjtë
#PagatNjëjtë