Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vlerën e koeficientit në Ligjin e Pagave.
Sipas Çitakut, në dy rritje të Qeverisë Kurti, rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike si dhe emigrimi, shkruan Syri.net Kosova.
“105 euro vlera e koeficientit të pagave. Në Kosovë në këto dy vite rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në mbledhjen e sotme të Qeveri, Kryeministri Kurti bëri të ditur se koeficienti për pagat për vitin 2023 do të jetë 105.
Kreu i ekzekutivit njoftoi gjithashtu se ky koeficient do të ndryshojë vitin e ardhshëm, do të jetë 110.
Kryeministri Kurti para gazetarëve tha se sivjet në Kosovë u bë rritja më e madhe e pagave ndonjëherë në vend.
Por, me këtë koeficient nuk u pajtuan opozita të cilët edhe sot lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme, duke e cilësuar si vlerë të ulët dhe të papërballueshme për qytetarët në raport me inflacionin në vend.