Gashi nga BSPK: Koeficienti i sotëm paraqet fukarallëk e skamje

Aktuale

Gashi nga BSPK: Koeficienti i sotëm paraqet fukarallëk e skamje

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:31
Ali Gashi

Përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Ali Gashi ka komentuar vendimin e qeverisë për koeficientin 105 të aprovuar sot.

Sipas tij koeficientja dhe rritja e pagave është e papranueshme dhe se pritjet kanë qenë se numri do t% shkonte deri në 130.

“Ne si BSPK nuk jemi të kënaqur dhe si ë tillë është e papranueshme pasi që pritjet tona kanë qenë që të paktën të jetë 130”, tha Gashi.

Gashi tha se ky vendim ka qenë tejet zhgënjyes duke e llogaritur gjendjen e rëndë ekonomike dhe inflacionin në vendin tonë.

“Jemi zhgënjyer shumë, nëse e llogaritim gjendjen e rëndë ekonomike, inflacionin, rritjen e çmimeve jemi të zhgënjyer shumë”, tha ai.

I njëjti tha se kjo vlerë përfaqëson gjendjen e rëndë ekonomike që kemi në vendin tonë dhe se kjo do t’i kontribuoj ikjes së të rinjëve nga vendi.

“Me këtë vlerë ne tregojmë dhe përfaqësojmë një fukarallëk e skamje të madhe. Kjo i jep mundësi të rinjëve ta lëshojnë vendin sa më parë sepse këtu nuk ka përspektivë”, tha për fund Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat