Emisari britanik, Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel

Aktuale

Emisari britanik, Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:56
Foto nga takimi

I dërguari i Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach, ka udhëtuar në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur vet ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një cicërimë në twitter.

”Shumë i lumtur të mirëpres të Dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach në Bruksel sot.

Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat