Raci mbështet vendimin e Qeverisë: Për herë të parë po nivelizohen pagat

Aktuale

Raci mbështet vendimin e Qeverisë: Për herë të parë po nivelizohen pagat

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:01
Gazmir Raci

Gazmir Raci është nder analistët e pakt që ka përkrahur vendimin e Qeverisë që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

Ai ka lavdëruar këtë vendim të Qeverisë, duke thënë se për herë të parë pas 20 viteve po bëhet nivelizimi i pagave.

Sipas tij, më nuk do të ketë njerëz që paguhen me paga të majme nëpër agjenci të ndryshme shtetërore.

“Fundi i abuzuesve! Më në fund barazi në paga. Pas 20 vitesh abuzimi për herë të parë po nivelizohen pagat. S`ka më “supermenë” që punojnë në agjenci, institucione e universitete me paga mijëra euro, e në anën tjetër policët, mjekët, infermierët e zjarrfikësit me “ndihma sociale”. Të lumtë Kryeministër Kurti”, ka shkruar Raci në profilin e tij në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat