Si e padrejtë është “cilësuar’ një pagë prej mesatarisht 2700 eurosh për gjyqtarët e prokurorët në një vend me sistem me paga mesatare si Kosova nga ana e Ministrit të Financës, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Murati ka thënë se hendeku në mes pagave të lartëcekura dhe atyre më të ulëta e të larta publike, ka qenë njëzet fish.
“Sa i përket gjyqësorit, unë nuk konisderoj që, sistemit të drejtësisë, duhet të diskutojmë për pagën e dikujt që mesatarisht, paga ka qenë 2700 euro’, ka deklaruar Murati. “A mendoni se është e drejtë që dikush të paguhen 2700 euro në një vend ose në një sistem ku paga mesatare është 600, ka qenë, 620, dhe po bëhet 730…Hendeku kaq i madh prej pages më të ulët të sistemit publik deri tek më e larta, ka qenë njëzet fish”.
Tutje, Murati ka thënë se konisderon që ligji i pagave trajton të gjithë sipas hierarkisë kushtetuese që kanë.
“Situata është rirregullim dhe standartizim, nivelizim i pagave. Ka paga të cilat janë vendosur sipas hierarkisë kushtetuese. Dhe po besoj se të gjithë do duhej t’a përshëndesnin këtë fakt sepse edhe ka rregullim dhe trajtim të drejtë por edhe është zvogëluar hendeku siç thash, prej pages më të lartë sa ka ekzistuar dhe deri te paga më e ulët”, ka deklaruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.
Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.
Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të mbahet seanca plenare.
Këtë e kanë bërë në shenje revolte për vlerën e koeficientit të ri të pagave prej 105 eurove, që është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.