Analisti, Arton Demhasaj vlerëson se policët, ushtarët dhe zjarrfikësit është dashur të trajtohen në mënyrë si të barabartë në Ligjin për Paga.
Këtë deklaratë Demhasaj e dha gjatë diskutimit për vlerën e re të koeficientit, teksa shtoi se këto tri kategori kryejnë funksionet më të rëndësishme në shtet.
“Polici, ushtari dhe zjarrfikësi është dashur të trajtohen në mënyrë të barabartë. Koeficienti është dashur të jetë i njëjtë. Si uniforma që janë në këtë vend, që kujdesen për sigurinë tonë, është policia, ushtria dhe zjarrfikësit. Koeficienti i tyre as me 0.1 nuk është dashur të dallojë. Ata kryejnë funksione të rëndësishme në këtë shtet. Nëse shohim te vendet perëndimore çfarë vlere ka zjarrfikësi dhe ta shikojmë çfarë vlere ka te ne zjarrfikësi është e tmerrshme”, theksoi Demhasaj.
Madje, Demhasaj theksoi se tanimë edhe me këtë koeficient, kategoritë e tyre janë degraduar.
“Nëse edhe rrezikshmërinë ua heqin, nuk ua vazhdojnë më, atëherë ata më mirë është të mbesin pa punë se sa ta rrezikojnë jetën e tyre”, shtoi tutje Demhasaj.