Zëvendësministri Dobra tregon se si u bë përllogaritja e vlerës së koeficientit

Aktuale

Zëvendësministri Dobra tregon se si u bë përllogaritja e vlerës së koeficientit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 22:33
Bardhyl Dobra

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka dhënë detaje se si i kanë bërë përllogaritjet e nevojshme me Ministrinë e Financave, lidhur me vlerën e koeficientit.

“Siç e kemi thënë edhe më herët, Ministria e Financave ka përcaktuar buxhetin për pagat për vitin 2023. Dhe në ndërkohë është bërë klasifikimi i pozitave, ku kemi kuptuar në mënyrë të saktë se sa persona janë në çdonjërën prej pozitave. Duke pasë parasysh këtë dhe duke parë tabelën me koeficienta për çdo pozitë është shumëzuar me numrin e personave dhe kemi dalë me një shumë totale të koeficientit në sektorin publik që është për mbi 80 mijë veta. Duke e përpjestuar buxhetin me këtë shumë të koeficientëve ne kemi ardhur te vlera 105 euro”, deklaroi ai.

Tutje, Dobra tregoi edhe për shtesat të cilat do të ndahen për zyrtarët që kanë rrezikshmëri.

Sipas tij, kjo do të caktohet gjatë ditëve në vijim.

Akti nënligjor i cakton shtesat nivelin e tyre mandej gjatë ditëve në vijim, bashkërisht me të gjitha institucionet që kanë zyrtarë që kanë rrezikshmëri do të caktohen. do të definohen saktë…gjatë ditëve në vijim do ta kuptojnë saktë (policët). Mirëpo është shumë me rëndësi që ta kuptojnë që nga një pagë bazë 391 euro kemi kaluar në një pagë bazë prej mbi 600 euro. Është me rëndësi sepse një shtesë që më herët është marrë, ajo edhe mund të hiqet me një vendim. Paga bazë prej 600 euro është e garantuar për gjithësecilin, nuk mund të hiqet, edhe pensioni mandej do të jetë më i lartë për shkak se paga bazë është më e lartë , por edhe shtesa për përvojë pune është më e lartë, për shkak se këtu paga bazë është më e lartë”, shtoi ai.

Vlera e koeficientit të pagave të zyrtarëve publik do të jetë 105 euro. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 5 shkurt 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat