Analisti dhe aktivisti Shkëlzen Gashi doli me një reagim pasi Qeveria e Kosovës vendosi që vlera e koeficientit të pagave të jetë 105 euro.
Në mesin e kritikave nga opozita dhe komplimenteve prej anës së pushtetit, Gashi zgjodhi të flasë pak për këtë të fundit, ndonëse jo edhe aq gjatë.
Megjithatë, Gashi u shpreh se i ka pëlqyer se pushteti i LVV-së ua ka rritur rrogat mjekëve, kurse profesorëve universitarë ua ka zvogëluar.
“M’pëlqeu rritja e pagave për mjekët dhe zvogëlimi për profesorët universitarë”, shkroi ai në Facebook.