Ahmeti për Asociacionin: Rusia dëshiron ta përdorë këtë argument, në luftën me Ukrainën

Aktuale

Ahmeti për Asociacionin: Rusia dëshiron ta përdorë këtë argument, në luftën me Ukrainën

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 00:40
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se një formim të Asociacionit, dëshiron ta përdorë Rusia, që sipas tij, do ta ketë mendimin që e njëjta mund të ndodh edhe me Krimenë.

“Kjo është perspektiva sot. Nuk ka të bëjë me drejtësinë e as qartësimin e cdo paragrafi në marrëveshje. Ka të bëjë me faktin që ka nevojë për marrëveshje. Sepse lufta në Ukraine kurdoherë do zgjidhet në tavolinë. E atëherë Rusia do të përdorë argumentimin që në qoftë se ka qenë e mundur për Kosovën është e mundur edhe për Krimean e regjionet e tjera”, tha tutje Ahmeti.

Derisa Ahmeti ndër të tjera ka thënë se Kosova nuk ka sovranitet të plotë, duke shtuar se kjo është bërë me ndikimin e situatave në veri dhe marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

“Edhe pse e kemi gojën plotë sovranitet, dhe jemi de jure sovran, de fakto ne nuk ushtrojmë sovranitet të plotë edhe për shkak të rrethanave në veri por edhe për shkak të historisë tonë dhe marrëdhënies me fuqite ndërkombëtare. Përderisa duhet të synojmë rritje të sovranitetit në vazhdimësi, nuk duhet edhe ta rrejmë vetën për situatën që e kemi sot”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Ahmeti ka thënë se Kosova duhet të nxjerrë maksimumin në këtë çështje, duke shtuar se sovraniteti i plotë nuk është opsion në tavolinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat