Selmanaj: LDK distancohet nga deklarimi i turpshëm i Kurtit për Ivanoviqin

Aktuale

Selmanaj: LDK distancohet nga deklarimi i turpshëm i Kurtit për Ivanoviqin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur akt të shëmtuar lartësimin e Oliver Ivanoviqit nga ana e kryeministrit Albin  Kurti.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ai shtoi se edhe pas dy javësh nuk ka ende distancim e kërkimfalje nga ana e kreut të ekzekutivit dhe as nga presidentja e shtetit.

“Ivanoviqi mund të jetë i tillë vetëm për Kurtin, Osmanin e Konjufcën, por për të gjithë shqiptarët ai ka mbetur vetëm një kriminel që vrau civilë shqiptarë.

Thirrja e kryeministrit që ta ruajmë kujtimin për të është thirrja më e shëmtuar. Edhe pse dëmi është bërë dhe mohimi i viktimave të tij nga vetë kryeministri, u bëj thirrje juve deputetëve të distancoheni publikisht. Ne si LDK do të marrim një iniciativë me të cilën do të ndërmarrim një akt përmes së cilit distancohemi nga ky deklarim i turpshëm”, deklaroi Selmanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat