Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti tha se “para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.
E më pas reagoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Çfarë po flet kryeministër, çështja e çarmatimit nuk është pjesë e dialogut, a je edhe kryeminisër i veriut të Kosovës, ku e ke ministrin e brendshëm. A je mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Më pas Kurti e kishte një kërkesë për Abdixhikun, por edhe për deputetët e tjerë.
“Ruane qetësinë dhe racionalitetin. Apo më sugjeroni mua të ndërhy me forcë në veri”, pyeti Kurti.
Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon.