Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket

Aktuale

Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:06
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetë Arjeta Fejza, ka kujtuar natën kur në veri të Mitrovicës 23 vjet më parë u vranë 10 shqiptarë nga të ashtuquajturit “Rojat e urës” që ishin paramilitarë serbë.

Fejza ka thënë se ngjarja mes natës së 3 dhe 4 shkurtit e vitit 2000 përcaktoi linjën e ngjarjeve pasuesve në Mitrovicë.

Ajo ngjarje, shtoi Fejza, ka pasoja të drejtpërdrejta me ato që ndodhën edhe në fund të vitit të kaluar në veri.

“Netët e tmerrit është emri i ngjarjeve të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Ibrit në Mitrovicë. Pjesëtarët e formacionit paramilitar serb të njohur si ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Plagosën shumë të tjerë dhe dëbuan mbi 11 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Në atë natë 8 muaj pas përfundimit të luftës në këtë pjesë të Mitrovicës në orët e mbrëmjes segmente të instrumentalizuara si ‘Rojat e urës’ kishin dalë të protestonin derisa në fakt patën filluar të sulmonin shqiptarët me armë e granata”, ka thënë Fejza.

Fejza ka theksuar se vrasjet atëherë nuk ishin të rastësishme dhe se e inkuadruar direkt ishte qeveria serbe. Ndërkohë, ajo ka përmendur me emra serbët e përfshirë teksa ka kërkuar nga drejtësia që t’i zbulojë edhe të tjerët që morën pjesë në krim.

“Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okularë ishin: Dragan Delivashiq, Oliver Ivanoviq, Milorad Rakiq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Mrtinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mantiq, Dragan Shillkoviq, Dushko Shillkoviq, e shumë të tjerë, emra te të cilëve drejtësia duhet t’i bëjë të ditur. Kjo padrejtësi do adresim”, ka theksuar Fejza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat