Time Kadriaj i thotë Kurtit “urime Zajednica”, shpërthejnë të qeshurat pas reagimit të Konjufcës
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë “urime Zajednica”, derisa ai po dilte nga salla e Kuvendit.
“Z.Kurti, urime Zajednica”, tha Kadriaj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që shkaktoi të qeshura në sallë.
“Po, nëse mendon që është e keqe Time, nuk urohen gjërat e kqija”, tha Konjufca.