Profesori Fadil Maloku, ka thënë se Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk e meritojnë “përkëdheljen” amerikane.
Ai thotë se Aleksandër Vuçiqi, është gebelsi i Millosheviqit dhe Ivica Daçiqi, "këlyshi" i regjimit gjakatar që në Ballkan bashkërisht shkaktuan 5 luftëra me qindra mijëra të vdekur, me shkatërrime masive, vrasje, dhunime etj.
Postimi në Facebook:
Amerikë, këta dy liderë serb NUK e meritojnë "përkëdheljen" amerikane!
Zyra amerikane, kongresmenët dhe i gjithe DASHi-i duhet të dijë se kend është duke "përkdhelur" në këto momente historike për rajonin, në Serbi?
1. Një President (Aleksandër Vuçiqin, gebelsin e Millosheviqit dhe Ivica Daçiqin, "këlyshin"e regjimit gjakatar që në Ballkan bashkarisht shkaktuan 5 luftëra me qindra mijêra të vdekur, me shkatrrime masive, vrasje dhunime, ndjekje e persekutim, vetëm e vetëm pse ishin qytetarë të një përkatësie tjetër; etnike, e fetare ?), që sërish mund ta trazoj gjithë Ballkanin!
2. Duhet të ua ripërkujtoj edhe gjeneratave tê reja se Presidenti aktual serb, Aleksander Vuçiq edhe vetë ka marr pjesë në operacione të vrasjeve, ndjekjebe dhe persekutimeve te boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarêve...
3. Ambasada amerikane, në Beograd dhe ajo në Prishtinë, e sidomos z. G. Eskobar (që e ka marr me yrysh, çështjen e Asociacionit!) duhet ta dini se kjo Serbi me këta dy liderë nuk e meriton "përkëdheljen" Tuaj të famshme amerikane!?🤔