Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një diskutim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe drejtoreshën për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Tjorven Bellmann.
Lajçak shkroi se në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale dhe për hapat e ardhshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dje pata gjithashtu një diskutim të rëndësishëm me drejtoreshën për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme të Gjermanisë, Bellmann dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Sarrazin, për situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog.
Falenderues për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të Gjermanisë për punën time dhe përkushtimin e plotë në përpjekjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak.