Ish- kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washignton.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është ndjerë i nderuar që ka qenë prezent në në mesin e qindra zyrtarëve nga shumë vende.
Ai këtë ngjarje e ka quajtur unike, gjersa ka shtuar se ka mbledhur së bashku liderë nga e gjithë bota e figura të respektuara për tu lutur për nevojën që kemi për njëri-tjetrin dhe për të mirat e përbashkëta.
Postimi i plotë:
Lutjet e Mëngjesit në Washignton nisën me fjalën hapëse të Presidentit Biden dhe Presidentit Zelenski.
I nderuar që jam prezent në mesin e qindra zyrtarëve nga shumë vende. Kjo ngjarje unike ka mbledhur së bashku liderë nga e gjithë bota e figura të respektuara për tu lutur për nevojën që kemi për njëri-tjetrin dhe për të mirat e përbashkëta.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!