Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se i vetmi qytetar që përfiton nga zgjatja e masave emergjente të energjisë elektrike në Kosovë është Martin Berishaj.
Sipas tij, tash e një vit po zgjasin masat emergjente dhe shtoi se tani më as deputetët e VV-së nuk do t’i mbështesin këto masa.
“Nuk na tregove cili është rezultati i 6 muajve apo një viti prej se e ki Kosovën në gjendje emergjente. Në pikë të dimrit i mbyll KEK-u blloqet dhe funksionon vetëm me një bllok duke e rritur importin e energjisë elektrike. Të vetmit që përfitojnë nga kjo situatë janë tregtarët e energjisë elektrike. I vetmi që përfiton nga importi i energjisë elektrike është Martin Berishaj dhe asnjë nga 2 milionë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ka gati 1 vit që po e mbani në gjendje të jashtëzakonshme vendin me energji për të përfituar Martin Berishaj”, tha Mustafa.
LDK tha se nuk e mbështet vazhdiomin e këtyre masave.