Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja ka shkruar për gjashtë kushtet e kryeminsitrit Albin Kurti që sot i bëri publike në seancën e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me asociacionin.
Ramabaja thotë se, këto gjashtë pikat e Kurtit, jo vetëm Serbisë por edhe ‘partnerëve alternativë’ ua heqi maskat.
Sipas tij, ‘partnerët alternativë’ janë opozita që janë të gatshëm për t’u kthyer në pushtet dhe për të realizuar Asociacionin.
Postimi i plotë:
Akti strategjik i përmbledhur në gjashtë pikat që Albini sot i parashtroi si kushte, jo vetëm për Beogradin, bëri që "partnerët alternativë" t'i heqin maskat.
Prandaj ata, kundërvënien e kanë irracionale, kundërthënëse dhe rrjedhimisht të pabesueshme. Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis që u delë përballë furtunave. Prandaj "partnerët alternativ" që rrinin gaditu për t'u rikthyer në pushtet dhe për ta realizuar BSK-në konform kërkesave të Beogradit, sot bëhen qesharak me akuzat e lansuara.