Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ritakuar në Uashington dy kongresmenë amerikanë.
Bëhet fjalë për Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline, të cilët Krasniqi i takoi në darkën e hapjes së takimit Lutjet e Mëngjesit.
Në bashkëbisedim me ta, lideri opozitar ka shprehur falënderimin ndaj ShBA’ve për mbështetjen e tyre për Kosovën.
“Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë, të ritakoj kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.
Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.
Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!