Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një pjesë të parkingut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Ky rast ka tronditur familjen Berisha nga Prishtina, që e morën lajmin e hidhur.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është M.Berisha, nga qyteti i Prishtinës, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, teksa akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së të ndjerit.
Mësohet e rasti është raportuar në Polici edhe nga motra e të ndjerit, e cila ka kërkuar ndihmë, kur e gjeti vëllain e saj të vdekur në veturë.