Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar seancën e sotme në parlamentin serb.
Ai është shprehur se ka pasur mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë.
“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë.
Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, ka shkruar Kamberi.