Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mos ndihmën financiare ndaj punëtorëve në sektorin privat.
Azemi ka thënë se sektori privat tre herë më shumë e ndihmon buxhetin e Kosovës, dhe ekzekutivi kosovar, sipas tyre, nuk ua ka plotësuar as edhe një kërkesë.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për deputetët që nuk e kanë votuar tërheqjen e një përqindjeje nga Trusti.
“Mimoza Kusari-Lila, u kthye nga deputetët për me pa kush po vonton e kush jo. Kjo tregon që kemi dirigjime në Kuvend”, ka thënë ndër të tjera Azemi.