Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik duhet të jetë 132 euro.
Haxhiu në Facebook ka shpërndarë edhe propozim -amendamentin e propozuar nga ai, për Ligjin e Pagave.
Teksa tha se propozim e tij nuk e ka votuar shumica parlamentare e VV-së dhe Lista Guxo.
“Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 Euro.Këtu mund të gjeni propozim -amendamentin tim për Ligjin e Pagave, por që nuk u votua nga deputetët e mazhorancës LVV-Guxo.Vlera e koeficienti e propozuar nga unë ishte 132 euro, me koeficientet si në vijim për sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit”, ka shkruar ai.