Bekim Saliu nga Instituti GAP ka ironizuar me nivelin e ulet të pagave për Policinë e Kosovës dhe atyre që luftojnë krimin në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se paga e një punëtori në sektorin privat që mjel lopë është 600 euro, kurse paga e atyre që e luftojnë krimin është 550 euro.
“600 euro në sektorin privat me mjel lopen, a 550 euro në sektorin publik me luftue krimin”, ka shkruar Saliu.
Ndryshe një fermer në Skenderaj ka kërkuar punëtorë për mjelien e lopëve.