Ish-anëtari i Bordit të RTK-së, Albinot Maloku, i ka reaguar LDK-së, e cila sot ka njoftuar opinionin se ka vendosur të bojkotojë RTK-në, për shkak të përzgjedhjes së një aktivisti të VV-së në krye të saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maloku ka shkruar se praktikat që të luftohet kapja përmes gjestit të bojkotimit, është e ulët.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, vërtet meritojnë një televizion publik të pavarur. Pavarësia e mediumit publik është garantues i demokracisë së mirëfilltë të një vendi.
Praktikat që të luftohet kapja përmes gjestit të bojkotimit, ishte e ulët dhe mashtrim ndaj qëllimit thelbësor të pavarësisë e ligjshmërisë në mediumin publik. Kjo praktikë, assesi nuk duhet të vazhdojë. Thirrjet për bojkotim të Radio Televizionit të Kosovës dhe bojkotimi, është në shpërputhje me vlerat demokratike”, ka shkruar Maloku.