Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, partisë në pushtet, ka shkruar një status në të cilën ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në fakt, z. Hoxha e ka cituar një deklaratë skandaloze të Vuçiqit, i cili tha se ndihet krenar që kishte qenë në krah të Slobodan Milosheviqit, ish-diktatorit të Serbisë, i dyshuar për krime lufte.
Hoxha ka theksuar se Vuçiqi është shprehur krenar pse ka qenë në krah të Milosheviqit dhe se e quant NATO-n agresore.
“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur krenar sepse ka qenë në krah të Millosheviçit, gjatë luftës dhe masakrave në Kosovë. Ai përsëri e ka quajtur NATO-n agresor. Madje e quan edhe popullin e Kosovës agresor, njëjtë si Putini që e konsideron Ukrainën agresore.” – theksoi ai.