Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar sërish raportet Kosovë-Serbi.
Ai në një postim në rrjetin e tij social, Facebook shkroi se ende ekziston rreziku për një konflikt potencial.
Sipas Krasniqit, zgjidhja e vetme paqësore është pranimi i Kosovës në NATO, derisa tha se shteti ynë është më i ‘zbuluar’ ndaj Serbisë, se sa Ukraina ndaj Rusisë, përcjell “Bota sot”.
“Ukrainën e nxitën, po e lanë jashtë NATO-s. Dhe i ndodhi katastrofa, së cilës nuk po i shihet fundi. Bile Kosova është edhe më e zbuluar ndaj Serbisë, se sa Ukraina ndaj Rusisë. Thjesht, mbijetesa e Kosovës si shtet është e lidhur me NATO-n”, deklaroi Krasniqi.
Postimi i plotë
Zgjidhja e vetme paqësore është pranimi i Kosovës në NATO. Sa të lihet Kosova jashtë NATO-s, rreziku për konflikt është potencial, si në rastin e Ukrainës. Ukrainën e nxitën, po e lanë jashtë NATO-s. Dhe i ndodhi katastrofa, së cilës nuk po i shihet fundi. Bile Kosova është edhe më e zbuluar ndaj Serbisë, se sa Ukraina ndaj Rusisë. Thjesht, mbijetesa e Kosovës si shtet është e lidhur me NATO-n. Shoqëria jonë do të duhej të ndërgjegjësohej më shumë për këtë çështje. Shumë njerëz e kanë harruar këtë fakt.