Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik

Aktuale

Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:05
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore.

Në mesin e rregulloreve që janë miratuar, janë edhe Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik, Rregulloren për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit, Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës dhe – Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Njoftimi i plotë i ZKM’së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

-Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.

-Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.

– Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

-Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

– Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

– Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale.

-Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

-Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat