Deputeti nga radhët e LVV, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me reagimet e opozitës ndaj kryeministrit Kurti.
Ai ka publikuar një video të Vuçiqit cili ishte ankuar që e kanë lëshuar nga burgu Kurtin, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, opozita nuk do të duhej të ankohej për kushtet që kryeministri ka vënë pasi janë të detyrim i duhur për Serbinë.
Postim i plotë
Ta dimë ku jemi!
Vuçiqi ankohet pse Serbia e ka lëshu Albinin gjallë prej burgut, kurse opozita tek ne ankohet pse po i vëmë kushte Vuçiqit!