Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi që rruga që mbanë emrin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë, i është ndarë një segment dhe i është vendosur emri “4 shkurti”.
Hamiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.
“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit.
S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik.” – ka shkruar Hamiti.