Dhurimi i gjakut në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, tashmë është shndërruar në një lloj tradite për banorët e këtij fshati.
Madje, 5 shkurti është data ku i gjithë fshati bëhet bashkë për të dhuruar gjak, një iniciativë e cila ka mbi 10 vite që organizohet.
Si çdo vit, edhe sot, banorët e fshatit u janë drejtuar Ambulancës së fshatit për të dhuruar gjak me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”.
Përveç, kësaj iniciative i është bashkuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga ky fshat.
Ratkoci tashmë është bërë një shembull që po kopjohet edhe nga fshatrat përreth.