Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me tërmetin vdekjeprurës që ndodhi sot në mëngjes në Turqi.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se populli i Kosovës është me popullin turk në këtë periudhë kaq të rëndë.
Tutje, ai ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve nga kjo ngjarje tragjike.
Kujtojmë që kanë mbetur shumë të vdekur nga ky tërmet.