Sot, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ndërmjetësuesin e dialogut, Miroslav Lajçak
Ai ka thënë se pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.
Për këtë ka reaguar Dautr Haradinaj nga AAK, i cili ka thënë se Kurti po i han fjalët.
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët!”, ka shkruar Haraidnaj në Facebook.