Zëdhënsja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, konsideron se kryeministri Kurti duhet të raportojë në Kuvend për diskutimet në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
Halimi tha se fakti që Kurti deklaroi që e ka pranuar propozimin franko-gjerman tregon se kryeministri po përdor qasje personale e jo shtetërore.
Tutje, sipas saj, Qeveria është e mbyllur hermetikisht, çka edhe po shkakton dyshime te qytetarët.
“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, shkroi ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar.
Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje.