Milazim Krasniqi, profesor i njohur i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka akuzuar dje e sot RTK-në se ka lëshuar filma me skena dhe përmbajtje pornografike.
Madje ai ka cituar edhe nenin të cilën sipas tij RTK e ka shkelur me transmetimin e filmit në natën e mbrëmshme.
“RTK 1 po shfaq film me skena pornografike. O kretena, a jeni bre normale?! Ku keni pa qe transmetuesi publik te shfaq film me skena pornografike. Maskarenj!” – shkroi dje në mesnatë z. Krasniqi, më saktësisht në ora 00:03.
Por këto akuza i ka mohuar Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Në një përgjigje për gazetën Nacionale, ai theksoi se RTK nuk shfaq filma të tillë.
“Nuk qëndron një konstatim i tillë. RTK asnjëherë nuk transmeton filma të zhanrit të tillë.” – deklaroi ai.