Një vajzë rreth 20-vjeçare ka vdekur dje rreth orë 18:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Humbjen e vajzës nuk mundi ta përballoj babi, i cili rasti vendosi ta dërgoi në polici, për mos trajtim të duhur nga mjekët.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovë, babi i vajzës ka dhënë pak detaje për vdekjen e saj, derisa rasti po vazhdon që të hetohet.
“QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” - thuhet në njoftimin e policisë.
Media ka kontaktuar Shefin e Intensives, Shaqir Uka, në QKUK, për të kuptuar detaje lidhur me vdekjen e 20 vjeçarjes.
Uka tha se pacientja ka ardhur nga Qendra Emergjente pas rikthimit të punës së zemrës nga mjekët, që ne e quajmë arrest kardiak.
Mjekët kanë bërë të pamundurën për kthim në jetë, duke ndërmarrë të gjitha masat e trajtimit konform protokolleve, shtoi Uka.
“Pacientja ka ardhë nga Qendra Emergjente pas një reanimimi kardiopulmunar, pas një arresti kardiak në Mjekimin Intensiv, janë ndërmarrë të gjitha masat e trajtimit konform protokolleve që bëhen për pacientët e tillë” - shpjegoi për rastin doktori.
Sipas, shefit të Intenzives gjendja e vajzës ka qenë teje e rëndë dhe e njëjta nuk ka mundur të mbijetoj edhe fal punës së mjekëve.
“Fatkeqësisht, vajza nuk ka arrite me e përballu, sepse dëmtimet kanë qenë jashtëzakonisht të rënda. Ka ardhë dje rreth orës 11:00 të paraditës dhe ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes“ - tha doktori.
Se mjekët bënë punën e tyre deri në minutat e fundit tha edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Syla, tha se nuk qëndrojnë fjalët e babi të vajzës se 20 vjeçarja vdiq nga pakujesia e mjekëve.
“Ka qenë në Mjekim Intensiv, vdekja e saj nuk ka të bëj me mos trajtim të duhet nga ana e mjekëve. Organet e rendit po merren me rastin e kanë quajtur vdekje e dyshimit”, tha Syla.
Po ashtu, me rastin tashmë po merret edhe Prokuroria e Shtetit. Laureta Ulaj nga Prokuroria tha se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë’.
Me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit.
“Rastit te cilit i referoheni ju, njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje” - tha Ulaj.