Analisti Xhevedet Pozhari, ka thënë se LDK-ja në deklarimet e saj të fundit, po bie në kundërshtim me veten.
Ai thënë se LDK-së i ka humbë rruga në oborr dhe nuk po e di më se çka po do.
Shkrimi në Facebook:
LDK, dje: Kryeministri duhet të jetë në koordinim të plotë me aleatët tanë, veçanërisht SHBA. Të zbatojë marrëveshjet e mëhershme...
Ambasada e SHBA, sot: SHBA e mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të ofrojë mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja
LDK, sot: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e ka njohjen, çdo devijim është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë
Pra, këta as që ja kanë haberin se çka duan. Një herë: Dëgjoje Amerikën pa kushte. Plus presion për themelimin e Asociacionit.
Kur Amerika është e kënaqur me qasjen e Qeverisë, këta shpikin terma koti për përmbajtjen e marrëveshjes! Siç është ky për "mungesën e njohjes" në rrethana kur Kryeministri tha se asnjë lloj Asociacioni nuk vjen në shprehje pa ndodh njohja fillimisht.
Kjo tregon se LDK-së fort i ka humb udha në oborr! As vet nuk është t'u e dit se çka po don. Si pulë pa kry!