Hovenier përgëzon FSK-në për gatishmërinë në ndihmë të Turqisë

Aktuale

Hovenier përgëzon FSK-në për gatishmërinë në ndihmë të Turqisë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:48
FSK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne e vlerësojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore duke u bashkuar me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon.

SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat