Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Lajçak tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, por pa ndarë detaje shtesë.
“Pata një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajçak në Twitter.
Kujtojmë se Lajçak, ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta pranuar planin franko- gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.