Qeveria ka lansuar platformën “Superpuna”.
Përmes kësaj platforme parashihet subvencionimi i pagës në shumë deri në 264 euro nga Qeveria, për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve.
Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, si rezultat i kësaj platforme janë hapur 151 vende të reja pune në më pak se 24 orë.
“Për më pak se 24 orë 151 vende pune si rezultat i platformës Superpuna”, ka shkruar Manxhuka.