Memli Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit

Aktuale

Memli Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:40
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, shkruan lideri i PDK-së.

Postimi i plotë:

Sot, në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.

Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi.

Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat